Ndërpritet ndeshja mes Rahovecit dhe Prishtinës – Sulmohet Edmond Azemi
Është ndërprerë ndeshja finale mes Rahovecit e Prishtinës. Kjo pasi u sulmua kapiteni i kryeqytetasve, Edmond Azemi.
Pastaj, pati hyrje të tifozëve në fushë. Referat kanë ndalur ndeshjen për momentin dhe po shqyrtohet mundësia që të largohen tifozët nga palestra.
Rezultati momental i ndeshjes është 52-71 për Prishtinën, ku po zhvillohet çereku i tretë./Indeksonline/
