75 Mall Live Search
22:22 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Zbrazet palestra, ndeshja mes Rahovecit e Prishtinës vazhdon pa tifozë

Ndeshja finales mes Rahovecit e Prishtinës pas ndërprerjes do të vazhdoj të luhet pa tifozë.

Kështu morën vendim referat.  Ndërprerja ndodhi pasi u sulmua kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi.

Pastaj, disa tifozë hynë në fushë që detyruan referët të ndërpresin ndeshjen.

Për momentin  ndeshja është në çerekun e tretë dhe rezultati momental është 52-71 në të mirë të Prishtinës./Indeksonline/