75 Mall Live Search
22:53 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëna surrogate në sallën e lindjes, Kim Kardashian dhe Kanye West presin të bëhn prindër për herë të katërt

Nëse ende nuk e keni marrë veten nga lajmet për ardhjen në jettë Archie-t (djali i Meghan Markle dhe Princit Harry), kemi lajme për ju! Një tjetër bebe që shumë shpejt do të jetë i famshëm po lind, por këtë herë bëhet fjalë për familjen mbretërorë të showbiz-it.

Po ju flasim për fëmijën e katërt të Kim Kardashian dhe Kanye West, i cili është duke u sjellë në jetë nga një nënë surrogate dhe sipas “People”, ajo është çuar në sallën e lindjes të enjten në mbrëmje.

Ndërkohë, ishte Kourtney Kardashian e cila e bëri zyrtar lajmin, si pjesë e një surprize për mamanë e saj Kris, në “Ellen DeGeneres Show”. Siç do ta shihni në videon e mëposhtme, Kris Jenner ishte e ftuar në këtë emision dhe Ellen i bëri një surprizë duke i sjellë në studio Kourntey-n dhe 6 nga nipat e mbesat e saj. Kjo e fundit tha: ‘Mami ime ende nuk e di këtë, por nëna surrogate e fëmijës së Kim sapo ka shkuar drejt sallës së lindjes, është në spital”. Dhe jo, nuk ishte fare shaka. Këtë mund ta shikoni nga reagimi i Kris që thotë: “Çfarë? Çfarë po bëjmë ende këtu?”.

Ajo që ndodhi është se e ftuar surprizë në emision duhet të ishte Kim dhe fëmijët, por duke marë lajmin në minutën e fundit që fëmija i saj po vinte në jetë, ajo kishte shkuar bashkë me Kanye-n menjëherë në spital dhe Kourtney e zëvendësoi. Tani duhet të presim derisa lindja e fëmijës së katërt të çiftit të njohur të lajmërohet dhe të mësojmë emrin, që me shumë mundësi nuk do jetë më si shenjë orientimit në busull, (North, Saint etj etj). /Blitz.al/