75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjendët një trup i pajetë në Shtime

Dje pasdite në qytetin e Shtimes një kalimtar rasti ka gjetur një trup të pajetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./Indeksonline/