75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Një mjet i dyshimtë gjendet në Ranillukë

Në Ranillukë një banore ka gjetur një mjet të pashpërthyer gjatë kohës sa ishte duke punuar në oborrin e saj, përcjellë Indeksonline.

Pas njoftimit të njësitit përkatës, mjeti i dyshimtë është deminuar nga KFOR-i amerikanë pa ndonjë incident.

“ Një femër K/Serbe, ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e saj, ka hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it Amerikanë ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”. /Indeksonline/