Bebe Rexha flet për shqiptarët: Nuk e mbështesim njëri-tjetrin
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha gjithmonë ndihet krenare me origjinën e saj.
Përkundër kësaj, në videot e fundit të publikuara në Instagram, Bebe kritikon shqiptarët, transmeton Indeksonline.
Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit.”

“Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija.”
“Kjo më konfuzon,
sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë
shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri,
njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për
njëri-tjetrin.”, tha këngëtarja shqiptare.
Në fund ajo tha se i dhemb kur sheh fansa shqiptar duke thënë gjëra të këqija për
të./Indeksonline/