Shqiptari gjen çekun me gjysmë milioni dollarë, ja çka bëri me të
Në Manhatan të New York-ut ka ndodhur një e mirë dhe këtë gjest e ka bërë pikërisht Armando Markaj, i cili punon në një nga restorantet në Manhatan, shkruajnë mediet e huaja.
Një grua kishte harruar cekun në vlerë afër gjysmë milioni dollarë, dhe Markaj përderisa pastronte tavolinën, e kishte gjetur këtë çek.
Sipas Daily News, ai kishte vrapuar që ta arrinte gruan, por ajo tashmë kishte shkuar, transmeton Albinfo.
Megjithatë, ai ka gjetur mënyrën se si të gjejë pronaren e këtyre mjeteve, të cilat edhe i janë dorëzuar.
