75 Mall Live Search
18:03 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Llapi ndan rrugët me titullin, Prishtina triumfon në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë e këtj takimi u mbyll pa gola, me të dyja ekipet që kishin disa shanse shënimi.

Kur gjithcka po dukej që po shkon drejt barazimit, kështu nuk mendoj Mergim Pefqeli i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Prishtina kalon në vendin e dytë me 72 pikë, ndërsa Llapi bie në vendin e tretë me 69 pikë.

Me renditjen aktuale (72 Feronikeli dhe 70 Prishtina) titulli pritet të vendoset në javën e fundit në Drenas, në superduelin Feronikeli – Prishtina. /IndeksOnline/