75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

PSG kthehet te fitorja, gol i rrallë për Neymar

Paris Saint-Germain është kthyer te fitorja në Ligue 1 pas një humbje dhe një barazimi të marrë në dy ndeshjet e mëparshme.

Kampionët e Francës kanë fituar 2-1 ndeshjen e luajtur në fushën e Anglers, e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit francez.

Një fitore që ka ardhur falë golave të Neymar (20′) dhe Di Maria (58′). Për brazilianin ka qenë goli i 35-të në Ligue 1 me PSG-në, por i pari me kokë.

Dy minuta para fundit, Tait (88′) ka fiksuar rezultatin 2-1 pas penalltisë së shkaktuar nga Marquinhos, i cili është ndëshkuar me karton të kuq.

Buffon ka arritur të presë tentativën e parë të mesfushorit të Angers, por jo të dytën. PSG kryeson kampionatin me 85 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Angers mbetet në vendin e 12-të me 45.