‘Arbëria’ në terr, intervenojnë ekipet
Banorët e lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë janë duke qëndruar pa energji elektrike.
Kjo për shkak të një prishje që ka ndodhur në rrjetin elektrik që nga ora 20 e 34 minuta.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për Indeksonline ka thënë se ekipet janë në vend të ngjarjes dhe po merren me problemin.
“Ka prishje që nga ora 20 e 34 minuta. Ekipet janë në vendin e ngjarjes janë duke u marrë me të. Pra, janë duke u bërë maksimumin që konsumatorëve t’u kthehet sa me shpejtë energjia elektrike”, ka thënë Buzhala./Indeksonline/
