75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Ariu në Prizren, reagon AMMK: Do të padisim çdo institucion që vret kafshët e mbrojtura me ligj

Agjencia e Pyjeve dhe Komuna e Prizrenit kanë dhënë autorizim për vrasjen e ariut që po shqetëson tash e një kohë të gjatë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Agjencioni për mbrojtjen e mjedisit (AMMK), duke e kundërshtuar një gjë të tillë.

Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina ka thënë se ariu është kafshë që mbrohet me ligjin e natyrës dhe nuk guxon të vritet, transmeton Indeksonline.

“Reagim ndaj lajmit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve dhe komunës së Prizrenit për vrasjen e Ariut. Ariu është kafshë nën mbrojtje me ligjin e natyrës, dhe nuk guxon të vritet me vendim bazuar në ligjin e gjuetisë. Për pak AMMK do dal me reagim dhe rekomandime te komisionit profesional që është marr me ketë çështje qe dhjetëra ditë. Do padisim cdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur me ligj”, ka thënë Morina për Indeksonline.