U bë nënë për herë të katërt, Kim Kardashian festoi një javë më parë!
Kim Kardashian dhe Kanye West u bën prindër për herë të katërt nga një nënë sorrogate.
Ylli televiziv ka qëndruar në spital derisa ka ardhur në jetën djali i saj ndërsa në një status të bërë së fundi ka treguar se ajo dhe familja e saj kanë festuar një javë më parë ardhjen në jetë të foshnjës më të re të familjes Kardashian, shkruan Indeksonline.

38 vjeçarja ka publikuar imazhe ku shihet e gjithë familja e saj, motrat e saj të famshme së bashku me nënë dhe gjyshen e tyre dukeshin se cila më në formë se tjetra.

“Ne kemi festuar një javë më parë për ardhjen në jetë të djalit tim dhe tani ai është këtu. Ai është aq perfekt! Këtu janë disa fotografi nga festimi i ardhjes së tij në jetë! Isha duke u çmendur për asgjë sepse ai është fëmija më i qetë dhe më argëtues nga të gjithë fëmijët e mijë deri tani dhe të gjithë e duam aq shumë” ka shkruar Kim në mbishkmrimin e imazheve.

Kim dhe Kanye kanë edhe tre fëmijë të tjerë biologjik./Indeksonline/
