Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Luan Haradinaj
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” në fillim të muajit maj ka udhëtuar për në Malin e Pashtrikut, Majën e Kunorave me një lartësi mbi 1500m/lmd. Në këtë vend ra për të mos vdekur kurrë edhe Dëshmori i Kombit, Luan Haradinaj.
Pjesëmarrës në këtë ngjitje ishin grupmosha të ndryshme nga të dyja gjinitë, ndërsa kanë vendosur edhe lule të freskëta tek pllaka përkujtimore e cila ishte e vendosur rishtazi në Malin e Pashtrikut.
Shoqata “Shkëmbi”, vazhdimisht po organizon ngjitje dhe vizita të shumta nëpër vende të ndryshme, që lidhen me data të rëndësishme. Kohëve të fundit është vizituara edhe rruga e të mbijetuarve te Masakrës së Tivarit ne Krajë, Varri i Jakup Ferrit në Plavë, Rrasa e Zogut, Kosharen, Prekazin, Gllogjanin etj.
Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” Mensur Gashi, fare në fund ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj ngjitje, ndërsa ka theksuar se në agjendë nuk ishte e parapare që të vizitohet ndonjë vend kaq i veçante, dhe t’ju kushtohet edhe Dëshmorit të Kombit Luan Haradinaj si njëri nga të rënët e parë në luftën për lirinë e Kosovës.
Ai tutje ka shtuar se edhe në të ardhmen pritet të vizitohen vende që janë pak të vizatuara nga bjeshkatarët, ndërsa ka ftuar të gjithë adhuruesit e natyrës dhe të interesuarit e tjetër që të vizitojnë vendet dhe bukuritë e shumta që ka Kosova.





