75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Dick Marty: Për krimet në Kosovë kam shpalosur shumë pak detaje

Dick Marty, ish- raportuesi i Këshillit të Evropës konsideron se ende nuk dihet e gjithë e vërteta për krimet në Kosovë, dhe se për këtë ka shpalosur shumë pak detaje.

Sipas tij, shumë individë fajtorë nuk janë përgjigjur për atë që kanë bërë.

“Vetëm e vërteta për konfliktin në Kosovë mund të çojë deri te pajtimi. Unë vetëm pak e kam shpalosur. Mbetet shumë për t’u bërë në këtë drejtim”, ka thënë Marty, për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Marty thotë se ende nuk ka rezultate dhe se epilogu i tërë asaj që ka të bëjë  me krimet në Kosovë është i paqartë.

“Edhe në konfliktin e Sirisë për të gjitha po përpiqen ta akuzojnë pushtetin. Gjërat nuk janë qa të thjeshta”, tha ai.

Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së.

Ndërsa kjo deklaratë e tij vjen në kohën kur kryeparlamentari i Kosovës ka nisur iniciativën për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.