75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjelbrimi në ‘vaj’, kjo është katrahura që shkaktoi ndeshja Prishtina – Llapi

Ndeshja derbi Prishtina – Llapi zgjoi interesim të madh të shikuesve jo vetëm nga Prishtina e Podujeva por edhe nga qytete tjera të Kosovës.

Mbi 10 mijë shikues të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ shënuan numrin më të madh të tifozëve që ka pasur sivjet një ndeshje e Superligës, shkruan Indeksonline.

Megjithatë ana tjetër e kësaj medalje nuk ishte aspak e hijshme. Shumë njerëz kishin parkuar veturat e tyre në pjesë me gjelbrim duke i dhënë kësaj hapësire një pamje aspak të mirë. /Indeksonline/