Suksesi i Anglisë në Evropë e shtynë kryeministrën May të luaj futboll
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka postuar një video në rrjetin social Twitter duke uruar skuadrat angleze për suksesin e arritur këtë vit në Evropë.
Për herë të parë në histori, 4 skuadra nga një shtet janë në finale të dy garave më të rëndësishme evropiane në futboll.
“Ka qenë një javë historike për futbollin anglez. Liverpooli, Spurs, Arsenali dhe Chelsea kanë inspiruar fëmijët, të rriturit edhe kryeministrat…” shkruan May.