Biletat për finalen e Ligës së Kampionëve shkojnë deri në 20 mijë dollarë
Çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, Tottenham – Liverpool, kanë arritur shifra marramendëse.
Në faqen e njohur për shitje – blerje të biletave ‘Viagogo’ çmimi i tyre shkon deri në 20 mijë dollarë amerikan.
Interesimi i anglezëve është shumë i madh për të parë ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit që zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.
Çmimi mesatar i një bilete shkon nga 4 mijë deri në 5 mijë euro.
Ndeshja finale do të zhvillohet me 1 qershor. /Indeksonline/