Prishtinë, 12 vjeçari merr armën e gjyshit dhe plagos vëllain 9 vjeç
Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes është njoftuar që një fëmijë 9 vjeçar është sulmuar me armë zjarri.
Sipas raportit policor, vëllai i tij 12 vjeçar e ka marrë armën “TT” të gjyshit të tij dhe nga pakujdesia e ka plagosur në dorë 9 vjeçarin.
I mituri ka pësuar lëndime të lehta. Ai është dërguar për tretman mjekësor dhe është liruar.
Me urdhër të prokurorit rasti është shkuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/