75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj ironizon me ariun: Jemi fantastikë, e kthejmë në temë nacionale një ari

Pas shumë angazhimeve që kanë ardhur për ariun problematik në Prizren, një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj.

Ai përmes një statusi ka thënë që me të gjitha problemet që ka shoqëria jonë, ne e kthejmë në temë nacionale një ari.

Sipas Gencit janë problemet e tjera që kemi që do të duhej të ishin në fokus./Indeksonline/

Statusi i tij i plotë:

Jemi njerez fantastik seriozisht. Nuk levizim te lire, cenohen kufinjte, njerez te gabuar ne pozita te rendesishme, korrupsion masiv, levizje e te rinjeve drejt perendimit, grabitje te armatosura pa asnje te arrestuar, disa kryetare partish qe ngjajne ne bajraktare mesjetare, niveli i dyshimte i shkollimit , rryme e shtrenjte, qindra mercenare e radikale ne lufta te huaja, deklarata plot naivitet e humor nga figura politike, etj etj dhe ne e kthejme ne teme nacionale nje Ari. Mire, shume mire.