75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Mercedes i pamëshirshëm në Spanjë, Ferrari mbetet jashtë podiumit

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës që u zhvillua në “Circuit de Barcelona” në Kataluni.

Ai la mbrapa shokun e skuadrës Valteri Botas.

Podiumin e kompletoi piloti i Red Bull Max Verstappen i cili u rendit i treti në këtë garë.

Ferrari dështoi totalisht, ku Vettel përfundoi i katërti derisa Leclerc u rendit i pesti.

Gara e radhës do të zhvillohet në Monaco me 26 maj. /IndeksOnline/