75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjendet një granatë dore në Malishevë

Policia e Kosovës ka bëtë të ditur se ka pranuar informatë nga një banorë i Malishevës, i cili ka gjetur një granatë dore në pyll.

“Ankuesi K-Shqiptar ka njoftuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (granatë dore). Njësia policore ka siguruar të vendin e ngjarjes”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë pa incidente. /Indeksonline/