75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet pasi ofendoi policët që po merreshin me një aksident

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, i cili dyshohet se ka ofenduar policët në detyrë.

“Policia ka arrestuar një të dyshuar në Istog për arsye se i njëjti ka ofenduar dhe ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin duke u marrë me një aksident trafiku. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Indeksonline/