Rrënohen disa lokale te Katedralja në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka nisur sot me aksionin e radhës për rrënimin e lokaleve në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se aktualisht janë duke u rrënuar lokalet te Katedralja.
Në një lidhje direkte në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se rrënimi po bëhet pas vendimit të Gjykatës Supreme. /Indeksonline/

