75 Mall Live Search
17:21 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Piloti që shpëtoi 89 persona në mënyrë të pabesueshme

Një pilot i “Myanmar National Airlines” ka arritur që në mënyrë heroike të shpëtoi 89 pasagjer dhe anëtar të ekuipazhit, duke arritur që ta ul aeroplanin e tij pa ndonjë rrotë të përparme pasi pajisja ulëse e avionit nuk arriti t’i vendos.

Shumë persona e lavdëruan pilotin, pasi që para se të nisej kishte larguar disa litra naftë nga aeroplani për ta bërë më të lehtë pajisjen.

Përveç që nuk pati viktima, asnjë person nuk mbeti i lënduar. Të gjitha fluturimet u anuluan atë ditë për shkak të incidentit./Indeksonline/