75 Mall Live Search
18:34 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Cana takohet me presidentin e Shkëndisë së Tetovës

Presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Visar Bexheti ndodhet në Gjakovë.

I pari i kampionëve të Maqedonisë, ka zhvilluar një takim me presidentin e Vëllaznimit, Agim Cana.

Në këtë takim ndodhet edhe menaxheri i klubit, Besnik Gojani.

Qëllimi i takimit nuk është bërë i ditur, por se të dy palët po diskutojnë për një projekt të përbashkët, shkruan Gazeta Olle.

Duket se Vëllaznimin do ta presin ditë të mira, sidomos pas lajmit të sotëm se ndeshja e Ligës së Parë, Dukagjini – Vushtrria u vendos në tavolinë 0:3.

Kuqezinjtë po e kërkojnë rikthimin në Superligë.