75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Hoti: U dëshmua që ShBA-të ishin të përfshira në Samitin e Berlinit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se institucione kredibile të shteteve mike që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan sot se pohimet e presidentit të Kosovës se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit” janë të pavërteta.

Postimi i Hotit në Facebook:

Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.