75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Përmbyllet projekti “Përmirësimi i Policimit të të Drejtave të Njeriut në Kosovë”

Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës sot organizon ceremoninë e mbylljes së projektit “Përmirësimi i Policimit të të Drejtave të Njeriut në Kosovë”.

Projekti ndihmoi autoritetet e Kosovës në kapërcimin e mangësive të identifikuara dhe mangësive praktike që kanë të bëjnë me trajtimin e personave të kapur ose personave nën arrest policor.

Ky projekt është zbatuar në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht me agjencitë, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Në ceremoninë që mbahet në ora 12:00 në Ministrinë e Brendshme marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e Këshillit për Evropën, Zyra e BE-së, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Indeksonline/