75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Dallku: Shpresojmë që Llapi të respektoj fair playin kundër Feronikelit

Skuadra e Prishtinës është në rrugë të mirë që të kthej titullin e kampionit pas 6 vitesh.

Ekipi nga kryeqyteti duhet të fitoj 2 ndeshjet e fundit kundër Trepçës 89 dhe Feronikelit për të festuar titullin.

Kapiteni Armend Dallku thotë se ekipi është shumë i motivuar. “Normalisht që besimi është i plotë, morali i ekipit shumë i lartë pas një paraqitje mjaft të mirë kundër Llapit.

Motivi është i njejtë si ndaj Llapit ashtu edhe ndaj Trepçës 89. Mitrovicasit na kanë eliminuar nga Kupa dhe kjo do të jetë motiv shtesë për ne që të fitojmë” deklaroi Dallku për Indeksonline.

Kundërshtari më i madh i Prishtinës është Feronikeli që ka dy pikë më tepër.

Ekipi nga Drenasi do të luaj në Podujevë kundër Llapit. Dallku e ka ftuar Llapin që të respektoj kampionatin dhe fair playin dhe të luftoj.

“Shpresojmë që të luhet në fushë dhe të respektohet fair playi. Megjithatë çfardo që ndodhë ne fokusohemi në forcat tona e se shohim punën tonë” u shpreh kapiteni i Prishtinës. /Indeksonline/