75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli tregon pesë arsyet se pse duhet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit tek ish-Tjegullorja në Prishtinë.

Veseli, i shoqëruar me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, tregoi pesë arsyet se pse duhet të ndërtohet ky Muze, shkruan Indeksonline

“Pas shpronësimit që do të bëhet në procedurë të rregullt për ndërtimin e muzeut për gjenocidin.

Pesë arsyet që janë kryesore:

  1. Përkujtimi i viktimave të bëra.
  2. Qendër dokumentimin, faktet e luftës
  3. 3. Qendrën ndërkombëtare për hulumtimet
  4. Rol edukativ për brezat e ardhshme
  5. Rol për gjetjen e aktakuzave për kriminelët e luftës

Kësisoj, sipas Veselit, ka fakte aq shumë sa nuk ka mbulesë dhe forcë që mund ta ndalojë Tribunalin për krimet e kryera mbi qytetarët tanë.

“Serbia duhet të paguaj dhe kriminelët duhet të paguajnë për gjenocidin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/