Rita Ora ‘kritikohet’ për zhveshjen, shikoni çfarë komenti i shkruan nëna e saj!
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka bërë paraqitjen e radhës në publik.
Veshja e saj duket se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë nënës së saj, shkruan Indeksonline.
Vera Ora ka shkruar një koment paksa qesharak.

”E paske harru me vesh gjysmen e bluzes, ke me u ftof nana! ”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë faktin se Ora vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyra në botë. Projektet e saj muzikore, përherë arrijnë të rezultojnë të suksesshme. /Indeksonline/
