75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

E konfirmon edhe vet, Griezmann po largohet nga Atletico

Antoine Griezmann po largohet përfundimisht nga Atletico Madrid me tu hapur afati kalimtar i verës.

Ylli francez këtë e ka konfirmuar vetë përmes një video mesazhi të publikuar bë faqen zyrtare të klubit në Twitter.

“Kanë qenë pesë vite të pabesueshme; faleminderit shumë për gjithçka, unë tiu mbaj në zemrën time”, ka thënë Griezmann ndër të tjera.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën pritet t’i bashkohet Barcelonës, ku kta të fundit do të paguajnë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro. /IndeksOnline/