75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Edhe Finlanda zë i fuqishëm i Kosovës në BE për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët dhe diplomatët finlandez të Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj ka thënë se marrja në kryesim të Këshillit të BE-së nga Finlanda, do të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat e BE-së, transmeton Indeksonline.

Sipas Haradinajt, me qëndrimin e Gjermanisë për vizat, edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për të përmbyllur këtë proces.

Postimi i plotë:

Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian. Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjenden europiane të Kosovës. Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal./Indeksonline/