75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në një bankë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite në një filial banke në Vushtrri ka ndodhur një grabitje e armatosur nga persona të maskuar.

“Dy viktima femra K/Shqiptare kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës  nga arka u kanë grabitur një shumë parash”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, të njëjtit  janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. /Indeksonline/