75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Lirohet gruaja që therri me thikë arkëtaren në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dhe pas intervistimit ka liruar një femër e cila ka ther me thikë një femër tjetër.

Mbrëmë u raportua se në një market në Mitrovicë, një femër ka hyr dhe e ka therr me thikë arkëtaren e cila po kryente punën e saj, transmeton Indeksonline.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi e njëjta e  ka sulmuar me thikë viktimën femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar  po ashtu edhe e dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/