75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

​Kampioni i Ligës së Parë, Vushtrria ka një kërkesë për FFK-në

Vushtrria edhe matematikisht është shpallur kampione e Ligës së Parë në futboll.

Vushtrriasit po i rikthehen elitës së futbollit kosovar, ndërsa sot e luajnë ndeshjen vendase me Ramiz Sadikun.

Pavarësisht se është takimi i fundit në shtëpi, Vushtrria ka bërë të ditur se nuk do të mund të organizojë marrjen e trofeut nga FFK, për shkak të kohës së shkurtë.

Por, ata kanë bërë një kërkesë në FFK për ta festuar titullin kampion.

“Për shkak të kohës së limituar, ditën e mërkurë nuk është paparë që të ngritet kupa për vendin e parë.Ne si klub kemi bërë kërkesë zyrtare në FFK, dhe marrëveshje me KF Onix që xhiroja e fundit të zhvillohet në Vushtrri. Ne besojmë që do të hasim ne mirëkuptim nga palët e lartëcekura!”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.