Batatina tregon a do të luaj me juniora ndaj Ferronikelit
Java e parafundit e elitës së futbollit tonë nis sot me katër sfida shumë të rëndësishme për titull e mbijetesë.
Lideri i klasifikimit, Feronikeli, luajti në udhëtim te Llapi që tashmë ka humbur gjasat për titullin kampion.
Tifozët e Llapit, Legjendat, kanë kërkuar që ekipi të dalë në fushë me ekipin junior.
Por në një prononcim për Olle, Tahir Batatina ka demantuar këto zëra, duke i cilësuar si spekulime.
“Nuk është e vërtetë, janë spekulime. Do të luaj me formacionin më të mirë”, u shpreh Batatina për Olle.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit fillon nga ora 16:00.