Arbenita dhe Fero ndahen, reperi konfirmon se nga sot është beqar
Është një nga çiftet më të përfolura të show biz-it shqiptar.
Bëhet fjalë për modelen Arbenita Ismajli dhe reperin, Fero.
Megjithatë ata më s’janë çift, këtë e konfirmon vet Fero përmes një instastory.
Ai ka shkruar se që nga sot është beqar, ndërsa ka fshirë të gjitha fotografitë me Arbenitën në llogarinë e tij Instagram, duke lënë vetëm një, shkruan Indeksonline.
Ndryshe çifti ishin bashkë për disa muaj, madje lidhjen e tyre e patën bërë edhe publike.
Ndërsa, modelja ende vazhdon t’i mbajë fotografitë me reperin./Indeksonline/