Mbahet premiera e filmit ‘John Wick 3: Parabellum’
Vetëm dy ditë para se filmi i ri ‘John Wick 3: Parabellum’ të shfaqet në kinema, dy protagonistët, Keanu Reeves dhe Halle Berry së bashku me ekipin kanë marr pjesë në premierën e Los Angjelos.
54 vjeçari dhe 52 vjeçarja shkëlqyen përkrahë njëri tjetri të veshur në kostume elegante me ngjyrë të zezë.

Berry u shfaq në super formë, ajo theksoj këmbët dhe gjoksin seksi në veshje të shkurtër të kombinuar me taka të larta dhe aksesor.

Por, ajo që morri vëmendje ishte edhe stili i flokëve që aktorja kishte përzgjedhur për këtë paraqitje, të prera në pjesën e pasme, Halle Berry dukej shumë më ndryshe.

Kujtojmë që pjesa e parë e ‘John Wick’ u publikua në vitin 2014, për të vazhduar me pjesën e dytë në vitin 2017, ndërsa tashmë është dhënë e premiera e pjesës së tretë. /Indeksonline/

