Mediat serbe: Fotografitë e Flora Brovinës rrenë e kulluar shqiptare!
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina sot gjatë ditës publikoi një fotografi nga mediat nga momenti i dhunimit të një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Rreth kësaj fotografie kanë reaguar mediat serbe. Portali i njohur ‘Kurir’ ka thënë se kjo është rrenë e kulluar shqiptare.
Në artikullin e tyre ata thonë që kjo fotografi është në shtetin e Irakut dhe nuk është në territorin e Kosovës.
Edhe pse dyshohet që kjo fotografi nuk i përket luftës në Kosovë, deputetja vazhdon t’i mbrojë pretendimet e saja.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se fotografia do të dërgohet në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për të vërtetuar origjinalitetin e saj./Indeksonline/