Meç fantastik na pret këtë vikend, në ring dy amerikanë të fuqishëm
Të shtunën pas mesnate, apo thënë më mirë në orët e para të së dielës do të zhvillohet një meç fantastik në boks.
Deontay Wilder do ta sfidoi bashkëvendasin, Dominic Breazale.
Wilder ka 40 meçe, nga të cilat 39 fitore dhe vetëm një barazim.
Breazeale nga 21 përballje, ka 20 fitore dhe vetëm një humbje.
33 vjeçari Breazale e ka kërëcënuar Wilderin duke i thënë se do ta çojë në pension të hershëm.
“Unë do ta pensionoj Wilderin. Do ta rrah aq keq, sa që kurrë nuk do të dal më në ring. Ky rrip është gjithçka për mua, dhe nuk do e lë të ikë” ka thënë Breazale./Indeksonline/