‘Oscar 2020’ përsëri pa prezantues
“ABC” e ka konfirmuar që edhe zyrtarisht që edhe në edicionin e ardhshëm ceremonia e çmimeve ‘Oscar 2020’ do të mbahet pa prezantues, shkruan “Entertainment Weekly”.
Përfaqësuesit e “ABC” thanë se janë krenarë për mënyrën kreative që u zhvillua spektakli gjatë këtij viti.
“Jemi tepër krenarë për mënyrën kreative që u
zhvillua spektakli i këtij viti dhe sidomos për shifrat e shikueshmërisë.
Kështu që mendojmë se do të vijojmë me këtë formulë, meqë dha fryte të mira.”,
thanë përfaqësuesit e “ABC”.
Eventi që u mbajt gjatë këtij viti pa prezantues pati rritje prej 29 milionë
shikues krahasuar me vitin e kaluar që kishte prezantues.
Ndarja e çmimeve “Oscar” do të zhvillohet në 9 shkurtin e ardhshëm në Los
Angeles./Indeksonline/