75 Mall Live Search
13:30 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Liverpooli merr lajm fantastik, 2 javë para finales së madhe

Sot 2 javë në Madrid Liverpool do të luaj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit. Lajm fantastik për Klopp është rikthimi i Roberto Firminos.

Sulmuesi brazilian po stërvitet maksimalisht me trajnerin fizik dhe do të jetë gati për ndeshjen e 1 qershorit.

Në disa fotografi të siguruara, Firmino duket mirë fizikisht. Au po stërvitet me top, po vrapon dhe është pranë rikthimit në stërvitjet e plota.

Firmino i ka munguar Liverpoolit në ndeshjet ndaj Barcelonës duke luajtur vetëm 15 minuta në dy sfidat ndaj kampionit të La Ligas./Indeksonline/