75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Plani i KQZ-së për zgjedhjet në veri

Nesër në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash.

Banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, nesër do të kenë mundësinë që të votojnë për kandidatët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, shkruan Indeksonline.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tanimë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të ecën sa më mirë dhe pa incidente.

Për të mbajtur të informuar qytetarët për rrjedhën e zgjedhjeve, KQZ gjatë ditës do të mbaj pesë konferenca për media.

Në konferencën e parë të orës 08:00 do të flitet për hapjen e qendrave të votimit, në ora 11:30 mbahet konferenca e dytë në të cilën bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00.

Pastaj KQZ konferencën e tretë do ta mbaj nga ora 15:30, për të treguar pjesëmarrjen e votuesve deri në ora 15:00, si dhe në konferencën e katërt do të tregohet sa ka qenë numri i pjesëmarrësve deri në përfundim, në ora 19:00, kur edhe mbyllen vendvotimet.

KQZ në fund do të mbaj konferencën e pestë dhe të fundit, në orë ende të pacaktuar, gjatë së cilës do të bëhen të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të veriut.

Sipas të dhënave që posedon KQZ, në Leposaviq kanë të drejt vote 18, 164 votues, në Zubin Potok 8,535 votues, në Zveçan 9,299 qytetarë mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës, kurse në Mitrovicën e veriut numri është shumë më i madh ku 22 mijë e 55 votues mund të votojnë. /

Më poshtë statistika me numrin e votuesve, qendra e votimit, numrin e vendvotimeve dhe kandidatët për kryetar komunash nga tri partitë garuese. /Indeksonline/