Aksident mes tri veturave, kolonë e gjatë te ‘Lagjja e Spitalit’
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, më sakte te ‘Lagjja e Spitalit’.
Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura, derisa nuk raportohet akoma për të lënduar.
Në fotografitë e dërguara nga lexuesit në redaksinë e Indeksonline, shihet kolonë e gjatë veturash për shkak të aksidentit në fjalë.
Sipas dëshmitarëve, në vetura kishte edhe fëmijë.
Me të marrë informatën, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në teren dhe po merren me rastin. /Indeksonline/

