Detaje për aksidentin mes tri veturave në Prishtinë
Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, Flora Ahmeti nga Policia rajonale e Prishtinës.
Sipas saj, në aksident ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 18L20 në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se tani me rastin po merret njësi i trafikut. /Indeksonline/

