75 Mall Live Search
22:28 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrihet brutalisht njëri nga organizatorët e protestës kundër Vuçiqit

Dalibor Stanojevic, këshilltar i Partisë demokratikë të Serbisë dhe njëri prej organizatorëve të protestës “1 nga 5 milionë” në Knjazhevc është rrahur brutalisht gjatë kremtimit të ditës së komunës nga ana e kryetarit të komunës Milan Djokic bashkë me dy bashkëpunëtorë para disa dëshmitarëve.

Në rrjetet shoqërore është paraqitur fotografia e Stanojevicit me këmishë të përgjakur dhe me lëndime në fytyrë.

Demokratët serbë kërkojnë “hetim të menjëhershëm dhe procesim të të gjithë personave, të cilët me grushte dhe forcë të zhveshur e primitivizëm dëshirojnë t’i imponojnë rregullat e sjelljes, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e civilizimit, ato njerëzore e demokratike”, raportojnë mediat në Serbi.

Jakat e përgjakura të atyre që nuk mendojnë njësoj po bëhen karakteristikë dhe shenjë e dukshme e politikës së regjimit, thuhet me tej në kumtesë.

Në nëntor të vitit të kaluar është rrahur edhe lideri i të majtës serbe Borko Stefanovic, dhe që atëherë në Beograd dhe në qytete tjera të Serbisë po mbahen protesta të opozitës e qytetarëve kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit.