75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Vëzhguesit e BE-së monitorojnë zgjedhjet në veri

Në veri të vendit është janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave me shumicë serbe.

Për të parë rrjedhën e këtij procesi zgjedhor, vëzhgues nga Bashkimi Evropian kanë vizituar një qendër votimi në Lagjen e Boshnjakëve, përcjellë Indeksonline.

Ata janë duke monitoruar nga afër zgjedhjet në veri, derisa për t’u informuar lidhur me procesin zgjedhor kanë biseduar edhe me anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndryshe, në komunat veriore të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident. /Indeksonline/