75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Hoxhiq: Sa më i madh numri i votuesve aq më real vullneti i qytetarëve

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka votuar  në zgjedhjet e parakohshme që janë duke u mbajtur për të zgjedhur kryetaret e komunave me shumicë serbe, përcjellë Indeksonline.

Hoxhiq pas votimit tha se në mënyrë që vullneti i qytetarëve të jetë real atëherë është e rëndësishme që për të votuar të dalin sa më shumë qytetarë.

“Shpresoj që do të kemi shumë qytetarët që do të dalin në këto votime është shumë e rëndësishme. Sa më shumë që të kemi qytetarë atëherë edhe vullneti zgjedhor i qytetarëve do të jetë më real”, tha ajo. /Indeksonline/