75 Mall Live Search
12:19 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Kompany bëhet futbollist dhe trajner i Anderlechtit

Vincent Kompany ka vendosur që të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Anderlecht.

33 vjeçari ka vendosur të largohet nga Manchester City ku qëndroi për 11 vite dhe fitoi 4 herë Premier Ligën.

Është interesant të theksohet që Kompany te Anderlechti do të luaj rolin e trajnerit dhe futbollistit, kur ka nevojë do të jetë në fushë, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi belg e ka kryer akademinë e futbollit te Anderlechti. /Indeksonline/