Fansat të hutuar nga emri i fëmijës së Kim dhe Kanye
Kim Kardashian dhe Kanye West, të premten mbrëma, ndanë fotografinë e parë të djalit të tyre të sapolindur. Kim gjithashtu përmes Twitter tregoj që çifti e kishte quajtur djalin e tyre të vogël Psalm.
Fotografia është marrë kur Psalmi ishte duke fjetur në një krevat fëmijësh të mbështjellur me tekstil të bardhë. Kim gjithashtu përmes kësaj foto urojë Ditë e Nënës.

Është e ditur që Kanye West bën tubime të rregullta të Shërbimit të së Dielës që nga fillimi i këtij viti, pasi që kjo luajti rol në emërtimin e djalit të tyre të porsalindur me një emër fetar. Kanye kishte organizuar gjithashtu shërbimin e së dielës në Coachella këtë vit dhe shiti ‘Hoodies’ të shtypura të “Shpirtit të Shenjtë” në këtë ngjarje.

Tifozët në Tëitter ishin të shpejtë në reagime, duke mbështetur Kim dhe Kanye për këtë vendim. Ndërkohë, një pjesë e madhe nuk mund ta kuptonte rëndësinë e emrit, ose më mirë, kuptimin e veçantë që qëndronte pas saj duke e shprehur atë me reagime të ndryshme dhe plotë habi.

Kim ndau lajmin për ardhjen e fëmijës së katërt të çiftit më 10 maj në mediat sociale.
Kim dhe Kanye janë martuar që nga viti 2014 dhe kanë tre fëmijë të tjerë: Norht, 5, Saint, 3 dhe Çikago, 1./Indeksonline/